Ndërkaq, tek sot Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë rrahje, teksa është bërë e ditur se dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas PK-së, ata janë goditur me mjete të forta.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë, 08.11.2019-12:50. Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, për shkaqe të panjohura janë sulmuar fizikisht me mjete të forta. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK”, thuhet në raport.
“Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje.
Pa dhënë detaje tjera, Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”./Llapi.info