Një tentim vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë në rrugën “Ferid Curri” rreth orës 2 pasmesantës.

Nga ky tentim ka mbetur një person i lënduar me ç’rast është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përcjell Gazeta Insajderi.

Policia ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës ndërsa i dyshuari është në kërkim.

“Rr. Ferid Curri, Prishtinë 30.03.2021-02:53.Viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshja është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës. Viktima është duke u trajtuar në QKUK . I dyshuari është në kërkim nga Policia”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.