Një person është arrestuar ditën e djeshme në Prizren, pasi kishte tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij të kryej marrëdhënie seksuale me të.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘’Prizren / 30.11.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij viktimës femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. ‘’ thuhet ne raportin e policisë.