Një skiator lirisht mund të quhet njeriu më me fat në botë, pasi derisa po kërcente e po fluturonte i ka humbur skitë – por gjatë rënies ka hasur në borë të butë që nuk i shkaktoi ndonjë lëndim.
Oscar Mandin, 23-vjeç, kishte tentuar të bëjë një rrotullim prej 720 shkallëve, por ky veprim i kushtoi me humbjen e skive, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq të riun duke skijuar dhe gjithçka dukej se po shkon për mrekulli – megjithatë në një moment ai tentoi të bëjë një rrotullim në ajër që për pak sa nuk i kushtoi me jetë.
Por ishte bora e butë dhe trashësia e saj, që i riu të shpëton pa lëndim dhe të përfundojë me gjysmën e këmbëve në borë.