Tentativa për të vjedhur naftë në makineritë e gazsjellësit në Berat, ka shkuar keq për një prej autorëve, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri.

Burime zyrtare sqarojnë se në pranga kanë përfunduar dy grabitësit Shefit Muço, 57 vjeç, banues në Vërtop , Poliçan dhe Arjan Xhanari, 18 vjeç, banues në Vërtop, Poliçan, si roja Klodian Salillari, 38 vjeç banues në Gradisht, Poliçan.

“Më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00 Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull. Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen janë pikasur nga roja i objektit, Kodian Salillari, i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre, ku si pasojë është plagosur, jashtë rrezikut për jetën, Shefit Muço”, thotë policia në një njoftim.

Pas ngjarjes, roja i objektit Klodian Salillari është larguar dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë. Ajo u gjet më pas gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Klodian Salillari, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, parashikuara nga nenet 88 dhe 280, dhe për për shtetasit Shefit Muço, Arjan Xhinari, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Me poshte njoftimi i plote i Policise Berat:

Berat

Tentuan të vidhnin naftë në makineritë e gazsjellësit, roja plagos me armë gjahu një nga autorët.

Policia e Beratit arreston në flagrancë dy autorët që tentuan të kryenin vjedhje, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”

Arrestohet edhe roja i parkingut të gazsjellësit për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së presonit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Klodian Salillari, 38 vjeç banues në Gradisht, Poliçan.

• Shefit Muço, 57 vjeç, banues në Vërtop , Poliçan.

• Arjan Xhanari, 18 vjeç, banues në Vërtop, Poliçan.

Më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00 shtetasit Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen janë pikasur nga roja i objektit Kodian Salillari i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre ku si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi Shefit Muço.

Roja i objektit Klodian Salillari është larguar më pas nga objekti dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë, por u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e dyshuar e krimit një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Klodian Salillari, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, parashikuara nga nenet 88 dhe 280, dhe për për shtetasit Shefit Muço, Arjan Xhinari, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134, 22 dhe 25 te Kodit Penal./ Berati.TV