Raportohet se në rrugën lokale Tresava-Belucë në Leposaviç Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me tabela të Serbisë, me vozitës mashkull boshnjak/shtetas i Serbisë.

I njëjti kishte ngarkesë prej 30 paketave me filtër të cigareve pa dokumentacion .

Më vendimin e Prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, kurse automjeti me ngarkesën e dyshuar dërgohet në terminalin doganor Mitrovicë. Rasti mbetet të hetohet.