Ishte paraparë të mbahej sot, por mbrëmja për maturantët e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike në Podujevë u anulua, raporton Llapi.info
Mirëpo, anulimi i kësaj mbrëmje sipas drejtoreshës së kësaj shkolle Vlora Hajdini, është bërë pasi restoranti ku ishte paraparë të mbahej, është tërhequr në momentet e fundit.
“E dimë shqetësimin e nxënësve, por ka qenë edhe i joni gjithashtu. Mirëpo, mbrëmja u anulua për shkak të papërgjegjësisë së restorantit “Iliria” i cili në momentin e fundit tërhiqet, duke thënë se mbrëmjen nuk mundeni ta mbani tek ne” u shpreh Hajdini për Llapi.info.
Ajo shtoi se nuk ka janë treguar arsyet se përse nuk u lejua të mbahej mbrëmja.
“Nuk ka pasur ankesa nga nxënësit, pasi e kanë kuptuar që problemi nuk ka qenë te shkolla, këto punë munden me ndodhë. Ndërsa, arsye nuk na i kanë tregu se përse është bërë anulimi i kësaj mbrëmje” ka thënë Vlora Hajdini.
Hajdini tutje shtoi se kanë filluar procedurat tjera, dhe se me gjasë këtë të shtunë pritet të mbahet mbrëmja për Shkollën Teknike “Fan Noli” në Podujevë./Llapi.info