Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallësh të Rihterit e ka goditur sot Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në Kroaci.

Sipas qendrës sizmologjike mesdhetare (EMSC) tërmeti e pati epiqendrën 39 kilometra veriperëndim të Zenicës, në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit.

Tërmetin e ndjenë më së shumti qytetarët e Teshnjas që raportuan se dridhjet zgjatën rreth 20 sekonda.

Dridhjet u ndjenë edhe në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç.

Aktualisht uk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.