Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli e ka quajtur antirugovist historianin dhe njërin nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovin.
Tërmkolli e ka kritikuar kryetarin e LDK-së, i cili sot në mëngjes u takua me Buxhovin.
“Pas Presidentit Rugova, krejt kryetarët e LDK-së, nga Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa e deri tash te Lumiri “ma i miri”, punën e parë që kanë bërë e që e bëjnë është të takohen dhe t’i marrin afër vetes antirugovianët, ata që në ç’farëdo mënyre kanë qenë kundër Rugovës, që e kanë sulmuar, kundërshtuar ose kontestuar atë! Të na rrojë partia e kryetari!”, ka shkruar ajo.