Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka bërë thirrje që të zgjidhet statusi juridik i bashkësive fetare.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tërnava ka theksuar se pa arsye është duke u zvarritur statusi juridik i bashkësive fetare.
Ai ka thënë se draftiligji i cili tanimë është në Kuvend nuk u jep zgjidhje bashkësive fetare, megjithatë ato i vë në kuadër të ligjit.
Tërnava ka pohuar se duhet të gjendet zgjidhje që imamët dhe nëpunësit e BIK-ut të kenë pagë të pranueshme edhe të dinjitetshme.
Në këtë intervistë Tërnava ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet institucioni që drejton.
Ai ka theksuar se ndër sfidat e BIK-ut janë edukimi dhe ruajtja e besimtarëve në rrugën e drejtë, luftimi i doktrinave ekstremiste, parandalimi i dukurive negative si vetëvrasjet dhe përdorimi i narkotikëve.
Tërnava ka bërë me dije se xhamia qendrore në kryeqytet do të ndërtohet këtë vit.