Sheshi i qytetit të Podujevës ka mbetur pa ndriçim publik. Terri i frikshëm ka bërë që qytetarët ta frekuentojnë pak në mbrëmje këtë shesh .

Ndriçimi i cili ishte i vendosur, është dëmtuar dhe pak prej dritave të vendosra janë funksionale.

Nga komuna thonë se brenda një afati sa më të shkurtër do ta rregullojnë këtë problem

“Kompania e kontraktuar nga Komuna, për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, brenda një afati sa më të shkurtër (sot ose nesër) do të bëjë zëvendësimin e poçeve të dëmtuara në shesh.”, ka thënë Nazmi Elezi zyrtar për informim në Komunën e Podujevës.

Por ky shesh  nuk përballet vetëm me problemin e ndriçimit publik.

Llapi.info kishte raportuar ditë më parë se sheshit i janë dëmtuar edhe disa pjesë të pllakave.