John Terry pritet të kalojë tek Derby County, për të luajtur nën urdhrat e menaxherit dhe ish-bashkëlojtarit, Frank Lampard.

Paga e mbrojtësit pritet të ulet drastikisht, por ai është i përgatitur të kalojë edhe një edicion tjetër në Championship si lojtar i mikut të tij të mirë.

Lampard ka mohuar mundësinë e transferimit të Terry në konferecën e parë për media, por mediat angleze raportojnë se kalimi i tij mund të ndodhë.