Nesër pritet të mbahet Testi i Maturës shtetërore në Podujevë, njofton Llapi.info

Në komunën e Podujevës, 1425 maturantë do t’i nënshtrohen këtij testi në gjashtë shkolla të Podujevës.

Mbajtja e testit, rezulton të mos mbahet mësim tërë ditor në këto gjashtë shkolla. Kështu ka thënë për Llapi.info, Shefi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, Xhevat Llugaliu.

“Nuk do të mbahet mësim në tri shkollat e mesme, dhe në tri shkolla fillore të Podujevës. Në shkollat fillore ku nuk do të ketë mësim janë “Enver Maloku” shkolla fillore “Shaban Shala” si dhe shkolla “Naim Frashëri” ka thënë Llugaliu.

Më tej Llugaliu tha se dita e humbur e mësimit do të kompensohet në një ditë tjetër. /Llapi.info