Foto ilustrim

Në fshatin Shtedim të Podujevës mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast sipas Policisë janë lënduar tetë persona.

Policia e Kosovës thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:05, dhe janë lënduar dy vozitësit e veturave, njëri prej tyre i mitur, si dhe gjashtë pasagjerë.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy vozitësi ku njëri ka qenë i moshës së mitur dhe gjashtë pasagjerët, që të gjithë meshkuj K-shqiptarë”, thuhet në raport.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dhe Policia shton se rasti është duke u hetuar./Llapi.info