Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një fjalim para presidencës ka bërë një adresim për Ditën e të Pagjeturve.

Thaçi ka thënë se zbardhja e së kaluarës tragjike dhe dalja e autorëve të krimeve para drejtësisë, rrit paqen në vend dhe në rajon.

Ai tutje theksoi se institucionet do të bëjnë maksimumin që të ndriçohet ky aspekt njerëzor, shkruan lajmi.net.“Familjet e personave të zhdukur meritojnë të dijnë të vërtetën. Institucionet tona duhet ta bëjnë maksimumin që të ndriçohet ky aspekt njerëzor.

Zbardhja e së kaluarës tragjike dhe dalja para drejtësisë e autorëve të krimit, është ndërgjegje njerëzore që rrit paqen në vend dhe rajon”, ka thënë presidenti i vendit.Thaçi tutje tha se çështja e të pagjeturve duhet të shtrohet për diskutim edhe në Bruksel.

Premtoi përkrahje edhe për familjarët.“Personat e zhdukur duhet të shtrohet në nivelet më të larta edhe në Bruksel. Shpreh përkushtimin tim si president i vendit që kjo temë të adresohet”, tha Thaçi.Ai kërkoi edhe nga Beogradi që të ofrojnë shifra se ku janë 1650 personat e zhdukur gjatë luftës.

“Sot autoritetet e Beogradit duhet të përgjigjen dhe të ofrojnë të dhëna edhe për 1650 persona që janë të zhdukur gjatë luftës. Edhe sot presim nga ndërkombëtarët të ushtrojnë trysni të Serbia që këta të ofrojnë të dhëna për qytetarët e zhdukur gjatë luftës”, përfundoi Hashim Thaçi.Për ditën e të pagjeturve është mbajtur edhe një seancë në Kuvend.