Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ish-presidentin e Parlamentit dhe Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz.
“Ai ka dhënë kontribut të çmuar për forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë dhe është një mik i madh i Kosovës”, ka shkruar kreu i shtetit në një postim në Facebook.
Thaçi ka dekoruar gjatë ditës me medalje presidenciale edhe familjen e veprimtarit Adem Demaçi i cili ndërroi jetë të enjten.