Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin e “Heronjëve të Lirisë” vëllezërit Bytyqi, të cilët u vranë nga forcat serbe.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përcjell Klan Kosova.

“Një nga ngjarjet e dhimbshme, që dëshmojnë për lartësitë e përpjekjeve tona për liri, është ajo e vëllezërve Bytyqi. Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar përtej Atlantikut, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar me UÇK-në”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Gjatë ceremonisë së dekorimit të vëllezërve Bytyqi, nga Presidenti i vendit, me urdhrin e heronjve të Kosovës, babës Ahmetit dhe nënës Bahrie, iu shpreha konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të bijve të tyre për liri, si dhe për angazhimin e paepur të familjes edhe në betejën e dytë, për ta çuar drejtësinë në vend”.

“Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën, e cila u mbështet fuqishëm edhe nga atdheu i tyre i dytë, ShBA-ja”, ka shtuar Haradinaj.

“Populli i Kosovës përjetësisht do t’i kujtojë me pietet”.

 

Image may contain: 4 people, people smiling, people standingImage may contain: 6 people, people smiling, people standing

Image may contain: 13 people, people smiling, people standing and indoor