Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin.
Siç ka shkruar Thaçi, përcjell Telegrafi, me Dacin kanë biseduar për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi: institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.