Presidenti Hashim Thaçi e ka konsideruar të papranueshme ndalesën e pjesëmarrjes së karateistëve kosovarë në Kampionatin Evropian të Karatesë për seniorë që mbahet në Novi-Sad.
“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij personale në Facebook.
“Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”.
Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga…
Publiée par Hashim Thaçi sur mercredi 9 mai 2018