Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka emëruar Edon Canën ambasador të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë, me seli në Sofje.
Gazeta Blic e ka siguruar letrën e dekretimit nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Në këtë dokument shihet se si Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dorëzuar CV (Curriculum Vitae), të Edon Canës Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë.
Ky është dokumenti i plotë i përkthyer në gjuhën shqipe:
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i paraqet komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe ka nderin të njoftojë që Qeveria e Republikës së Kosovës propozon të emërojë z. Edon CANA, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë me seli në Sofje.Ministria ka nderin të bashkëngjis këtu një kopje të Curriculum Vitae të z. Edon Cana dhe të kërkojë me mirësi një marrëveshje për emërimin e tij.Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do të donte ta shfrytëzonte këtë mundësi për të riafirmuar respektin më të lartë ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë.