Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një foto nga alpet austriake, ku po merr pjesë në samitin e liderëve të rajonit dhe të BE’së. Në këtë postim Presidenti nuk e ka përmendje se atje ndodhet edhe Shefi i Shtetit serb, Aleksander Vuçiq.
“Një shetitje në Alpbach të Austrisë, para takimit të përbashkët me liderët e shteteve të rajonit dhe BE-së, me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen”, ka shkruar Presidenti Thaçi.
Ndërkohë, ditë më parë, Presidenti kishte thënë se mezi pres të shkojë në Austri për të folur për raportet e rajonit.