Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se koha e luftës ka përfunduar, mirëpo korrigjimi i kufijve mund të bëhet me pajtueshmëri të dy palëve. Këtë deklaratë duke u përgjigjur rreth deklarimeve të kryeministri Haradinaj ka thënë se lëvizja e kufijve mund të bëhet vetëm me luftë.
“Nëse ndodh pajtueshmëri e dy anshme askush nuk do të mund të dal kundër… Koha e luftës ka përfunduar. Nuk do të ketë ndarje. Nuk do të ketë shkëmbim, nuk do të ketë autonomi, por do të ketë korrigjim”, tha Thaçi.
Ai ka thënë se janë 400 kilometra kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilin duhet të ndodh demarkimi në mes të dy shteteve. Ai tha se gjatë këtij demarkimi është i mundur korrigjimi, që tri komunat e Luginës me iu bashku Kosovës.
“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i kufijve. Kemi rreth 400 kilometra kufij që duhet të ndodh si demarkim në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Korrigjimi i kufijve nënkupton bashkëngjitjen e plotë, në tersi të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në Republikën e Kosovës që duhet të jetë një procesi i rregullt dhe transparent e paqësor në mes të Shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.