Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe tek vendi i rënies heroike të, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

“Kontributi i tyre në organizimin e Lëvizjes Popullore ishte i pazëvendësueshëm”.

“Me bacën Osman, babanë e Afrimit, me Fadilin, vëllain e Fahriut, si dhe me bashkëveprimtarë të tjerë, ndamë edhe kujtime për rezistencën tonë të asaj kohe”.

“Idealet e larta dhe heroizmi i Afrimit dhe Fahriut shërbeu si shembull për shumë të rinj se si duhet dhe mbrohet atdheu”, ka shkruar Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.