Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, ka thënë se kjo ditë synon të rrisë shkallën e vetëdijesimit kundër dhunës së tyre.
Thaçi me anë të një postimi në facebook ka thënë se duke investuar në fëmijë, investojmë për të ardhmen.
“Prindërit, shoqëria dhe institucionet, sot tërë vëmendjen e kanë te fëmijët, të cilët festojnë Ditën Ndërkombëtare të tyre. Kjo ditë e veçantë synon të rris shkallën e vetëdijesimit kundër dhunës dhe abuzimit me fëmijë, duke promovuar mirëqenien dhe të drejtat e tyre. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen. Fëmijët çdo ditë e bëjnë jetën tonë më të mirë, prandaj edhe ne duhet të bëjmë më shumë për t’iu siguruar një mjedis më të mirë atyre”, ka shkruar Thaçi.