Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka kujtuar përvjetorin e tetë të mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Thaçi ka shkruar ky vendim u parapriu shumë proceseve politike.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi tha se Kosovën e presin shumë sfida dhe se për tejkalimin e tyre duhet të japin kontribut të gjithë.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB.”