Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Admiralin e Marinës së SHBA-së, James Gordon Foggo III, i cili shërben si Komandant i Forcave të Marinës së SHBA-së për Evropë.

Admirali i marinës së SHBA-së, James Gordon Foggo III, tha se “dialogu është rruga e vetme që çon përpara. KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë paqe e siguri”.

Ndërkaq kreu i shtetit theksoi se “Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”.

“Po punojmë që të krijohen kushtet për të vazhduar dialogu, si mënyrë e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. U jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në ruajtjen e paqes në Kosovë dhe rajon”, njofton Presidenca e Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se viti 2019 është shpallur vit i NATO-s në Kosovë për të kujtuar dhe nderuar përkushtimin dhe sakrificën e ushtarëve të shteteve të NATO-s për Kosovën.