Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 17 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit është shprehur se kjo marrëveshje ka ndalur përfundimisht konfliktin e armatosur dhe ka krijuar perspektivë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni.
Sipas Thaçit, edhe pas 17 viteve ajo mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Implementimi i plotë i saj si dhe marrëveshja për emrin me Greqinë, përfundimisht i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në facebook, duke shtuar që Kosova mbetet partner i vazhdueshëm i Maqedonisë dhe respektimit të të drejtave të popullatës shqiptare.
Para 17 viteve, më 13 gusht është nënshkruar Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu kishte dhënë fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001