Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Kyle Scott, shef i misionit diplomatik amerikan në Beograd.

Më të kanë biseduar për disa tema si dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

Thaçi ka njoftuar se kanë biseduar për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale e cila duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

“Askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje rolin dhe miqësinë e përjetshme me SHBA-në” ka theksuar në fund Thaçi.

Më poshtë postimin e plotë:

Me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, si dhe ambasadorin Kyle Scott, i cili është shef i misionit diplomatik amerikan në Beograd, sot biseduam për tema të ndryshme të interesit të përbashkët. Ambasadorëve amerikanë u rikonfirmova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne biseduam edhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale, e cila duhet të përmbyllet me njohje reciproke, anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme amerikane, por edhe për pozicionin e qartë pro arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përkrahja amerikane ka qenë përcaktuese në jetësimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje rolin dhe miqësinë e përjetshme me SHBA-në. HTH