Sot është mbajtur akademi përkujtimore në 20 vjetorin e masakrave në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan.

Në këtë akademi mori pjesë edhe presidenti, Hashim Thaçi, i cili deklaroi se mos dënimi i atyre që kryen këto masakra është diskriminim dhe fyerje e dinjitetit të viktimave dhe Kosovës.

“Kosova ka pasur udhëtimin e vetë të suksesit, lirisë dhe pavarësisë, por edhe sot kur pritet në javët e ardhshme të shënojmë 20 vjetorin e fitores mbetët brengë e madhe për të gjithë ne si institucione të Kosovës dhe si shoqëri, por mbi të gjitha në ndërgjegjen e Bashkësisë ndërkombëtare që edhe sot e kësaj dite pas 20 viteve me mbi 400 masakra të kryera askush nga serbët nuk është dënuar dhe kjo është padrejtësi, diskriminim dhe fyerje e dinjitetit të viktimave”.

Presidenti edhe këtu përmendi Rezolutën e propozuar nga kryeparlamentari Veseli, për krimet e serbëve në Kosovë.

“Shteti i Kosovës dhe kryetari i Parlamentit të gjithë padallim do të nxjerrim Rezolutën që dënon krimet e serbëve në Kosovë, kjo Rezolutë do të përcjellët drejtë implementimit të plotë që ata që vranë mbi 13 mijë njerëz të dënohen”, deklaroi presidenti Thaci./KlanKosova