Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve.
Ai thotë se Kosova duhet të mbyllë këtë kapitull të luftës në mënyrë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
“Kosova, ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Sot kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre. Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, që shoqëria jonë të mund të ndërtojë të ardhme më të mirë. Kurse, institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve”, ka thënë Thaçi.