Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar ka pasur takim me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së për të diskutuar rreth situatës aktuale në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se i ka njoftuar për hapat e ndërmarrë për krijimin e Qeverisë së re.

“Pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së për të diskutuar rreth situatës aktuale në Kosovë. I njoftova ata me hapat e ndërmarrë për krijimin e qeverisë së re në koordinim me ligjet dhe Kushtetutën dhe theksova se çdo kush duhet të respektojë rendin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.