Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Komisionerin evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn, me të cilin ka diskutuar për procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me komisionarin Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar në Twitter, presidenti Thaçi, transmeton televizioni publik.
I had a very good phone conversation with @JHahnEU on important matters in EU – Kosovo relations, including next steps in the EU decision making process on visa liberalisation for Kosovo. I informed the Commissioner on our preparedness & expectations for this important milestone.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) July 9, 2018