Pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini, presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ishte aspak takim i lehtë.
Thaçi ka thënë se dialogu është i paalternativë dhe duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes vendeve, raporton lajmi.net.
“Ne si delegacion i Kosovës sapo përmbyllëm takimin me Mogherin me të cilin diskutuam për të ardhmen e Kosovës për integrimin në BE, për dialogun dhe marrëveshjen finale me Serbinë, por edhe për përshpejtimin e liberalizimin e vizave. Kosova është gati dhe unike për dialog, që të arrin marrëveshje përfundimtare me Serbinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka thënë ai.
Tutje, sikurse edhe presidenti serb, Vuçiqi, Thaçi ka thënë se ky ishte njëri prej takimeve më të vështira që kanë zhvilluar.
“Ka qenë një takim i shkurtet, jo i lehtë, më i rëndi prej të gjitha takimeve që kemi zhvilluar, por synimi ynë është integrimi evropian. Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj, ende mendon me mentalitetin e së kaluarës. Duhet të punojmë që të arrijmë marrëveshje përfundimtare që të jetë përfituese edhe për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë presidenti kosovar pas takimit, raporton lajmi.net.
Në fund ai ka përsëritur se ka qene një takimi jo i lehet, i rëndë i shkurtër, “negociatat nuk kanë alternativë”.
Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit ka thënë se është kërkuar një marrëveshje e përbashkët për kompromis dhe të ruhet stabiliteti.
“Jemi pajtuar për dy gjëra, që të vazhdohet dialogu dhe të kërkojmë marrëveshje të përbashkët kompromisi. Gjeja tjetër është që të ruhet stabiliteti”, ka thënë ai.
Tutje, sipas tij, janë shqiptarët, duke përmendur presidentin Thaçi, se është ai që dëshiron gjithçka për Kosovën, ndërsa pala serbe po mundohet në të mirë të përgjithshme.
“Me një fjalë mund të them se shqiptari Thaçi dëshirojnë të marrë gjithçka për shqiptaret e Kosovës, ndërsa ne po mundohemi për marrëveshje kompromisi që të mos humb gjithçka dhe që t’i mbrojmë interesat e Serbisë dhe serbëve”, deklaroi me pas presidenti serb.
Sipas tij, “nuk janë bisedime te lehta në pozitën që jemi tash, por dëshirojmë që ta ruajmë paqen për të ardhmen e fëmijëve tanë”.