Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me qytetarët e vendit. Ai sot ka qëndruar në Prizren, ku është parë duke pirë çaj me disa qytetarë.

“Çajin e pasdites në lagjen “Kurillë” të Prizrenit. Krenar me Prizrenin!”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Megjithatë, ajo që bie sy në këtë takim është se kreu i vendit nuk mban maskë mbrojtëse kundër koronavirusit. Ndërkohë ai është i shoqëruar nga disa qytetarë të moshuar.