Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka folur për listat e “veteranëve të rrejshëm”.

Thaçi ka thënë se duhet pasur kujdes në këtë rast pasi nuk duhet që kësaj çështje t’i japin ngjyrime politike.

Ai tha se duhet t’i japin mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë dhe se askush sipas tij nuk ka të drejtë drejt t’i etiketojë apo njollosë ushtarët e UÇK.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe deklarimet tona mos t’i japin ngjyrim emocional dhe politik, duhet t’i japim mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë dhe besoj që do të ndodhin përmirësimet që kanë ndodhur. Duhet të tejkalohen deformimet, nuk e zgjidhin çështjen deklarimet politike. Shihet që kanë bërë lëshime në shumë drejtime. Duhet t’i japim mbështetje sistemit të drejtësisë. Askush s’ka të drejt t’i etiketoj apo njollos ushtarët e UÇK, dhe askush s’do ta merr primatin e luftëtarit duke mos qenë luftëtarë. Nuk do të jetë proces i lehtë, por nëse punohet me rend e ligj gjërat janë shumë të thjeshta”.