Presidenti  Hashim Thaçi ka përkujtuar heroin e Kosovës, Ilir Konushevcin në 21-vjetorin e rënies.

Thaçi në një postim në Facebook ka vlerësuar aktivitetin e Konushevcit dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Para 21 viteve Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi njërin nga kuadrot më të shquara, Ilir Konushevcin. Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ”, ka shkruar ai.