Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave pas përfundimit të Samitit të Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Ai pjesëmarrjen Kosovës në këtë samit e ka quajtur historike, pasi sipas tij kjo ka qenë hera e parë që Kosova merr pjesë në një samti të tillë e barabartë me të gjitha vendet e rajonit.
Thaçi ka thënë se Kosova në këtë samit është përfaqësuar dinjitetshëm.
“Ne kemi arritur të marrin hapin shpejtë të zhvillojmë demokracinë dhe të zëmë hapin më vendete tjera”, është shprehur Thaçi.
Ai duke folur për deklaratën që ka dalë nga Samiti I Sofjes, ka thënë se pika e dy e kësaj deklarate është me e rëndësishmja, ku konfirmohet mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimorë.
Thaçi ka thënë se presin që në mesin e qershorit të marrin rekomandimin për vizat.