Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se qëllimi i institucioneve të Kosovës është që në përfundim të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kjo e fundit ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës.
Ai pas homazheve te varri i veprimtarit Adem Demaçi tha po ashtu se institucionet e Kosovës synojnë që në fund të procesit të dialogut Kosova të anëtarësohet në OKB.
“Qëllimi jonë është njohja formale e shtetit të Kosovës nga Serbia në fund të procesit të dialogut si dhe Kosova të anëtarësohet në OKB”, tha Thaçi.
Presidenti tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë me përkushtim të madh në mënyrë që me konsensus sa më të madh të vazhdohet dialogu me Serbinë, me mbështetjen e SHBA-së.
Ai nuk komentoi zërat për ndarje të Kosovës, duke thënë se janë ‘fake news’.