Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë, me të cilin kanë diskuatuar me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar detajet e bisedës gjatë takimit me presidetin austriak.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë. Me presidentin Van der Bellen diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook.