Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitat nëpër familjet e dëshmorëve. Ai sot ka vizituar familjen e heroit Ismet Asllani, në fshatin Hallaç të Lipjan.

“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar Thaçi, në një postim në Facebook.

I pari i shtetit po vazhdon vizitat e takimet në vende të ndryshe të vendit, veçmas me familjarë të dëshmorëve të luftës.

Presidenti dje vizitoi fshatin Reçak ku gjatë luftës është kryer një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve të rënë më 19 prill 1999. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 7. Juli 2020