Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë për media.

Aty Thaçi ka thënë se vendimi i GJND-së për Kosovën është ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë.

“Ishte një përgatitje e shkëlqyer e institucioneve të Kosovës dhe konfirmim i legalitetit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë është bërë rrumbullakimi legal i plotë i pavarësisë së Kosovës. Vendimi ishte justifikimi më i mirë i mundshëm për shtetet që deri atëherë kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Ky vendim hapi rrugën edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar Thaçi.