Në prezencën e presidentit të Kosovë, Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa, ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), në fshatin Merdare të Podujevës është vënë gurthemeli i pikës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Llapi.info.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e vlerësuar lartë vënien e gurthemelit të pikës kufitarë në mes Kosovës dhe Serbisë, ka theksuar se kjo arritje është si rezultat i dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se “këto janë kanale të reja të kalimit të qytetarëve shqiptar dhe serb, por edhe të bashkatdhetarëve tone”.

“Këto janë krijuar falë dialogut të zhvilluar në Bruksel”, ka shtuar Thaçi./Llapi.info