Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar sot profesorin Fehmi Agani i cili ishte vrarë 19 vjet më parë, nga forcat policore e ushtarake serbe.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se vrasja e Aganit ishte humbje e madhe pasi ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësor.
Statusi i plotë:
Para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës. Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet. HTH./