Një i mitur është therur me thikë sot rreth orës 16:00 në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka deklaruar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai.
Siç mëson Llapi.info, 15-vjeçari është dërguar për Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore./Llapi.info