Policia e Kosovës njofton se një person nga Gllogoci ka pësuar lëndime trupore pasi që është therur me thikë nga një i dyshuar.

Policia ka konfiskuar në vendin e ngjarjes një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.