Një i dyshuar është arrestuar në qytetin e Podujevës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person, njofton Llapi.info.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, të cilin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, viktima është goditur me një mjet të mprehtë, derisa ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Podujeve 05.02.2020-19:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditë me një mjet të mprehtë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thotë PK.
Pa dhënë detaje tjera në lidhje me këtë rast, i njëjti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”./Llapi.info