Një i dyshuar është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një person, njofton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, teksa viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në rrugën “Zahir Pajaziti”, kurse Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”./Llapi.info