Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” ka arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit pas një zënke që kishin pasur me viktimën e kanë sulmuar fizikisht atë, njofton Llapi.info
Njëri nga të dyshuarit gjatë përleshjes e ka goditur me thikë viktimën i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar për në shtëpi.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e PK-së. Llapi.info