Gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës është raportuar për një rast të vrasjes në tentativë.
Nga policia bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje tek parku i Gërmisë, kanë therur me thikë viktimën po ashtu të gjinisë mashkullore.
Pas rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në QKUK. Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Vetura që personat e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes si dhe thika e përdorur në rast, janë sekuestruar nga policia. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes