Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se dje në Podujevë në ora 16:30 është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjtit pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar dhe therur me thikë dy meshkuj K/Shqiptar.
“Të njëjtëve i është ofruar ndihma e parë mjekësore ku janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe më pas i njejti është liruar në kurim shtëpiak. Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info